Kreu i FFK-së vizitoi grupmoshat nën 11 vjeç në Vitomiricë

Agim Ademi ka njoftuar përmes Facebook se sot ka vizituar stadiumin e futbollit nê Vitomiricë ku edhe ka ndjekur stërvitjet e grupmoshave nën 11 vjeç në futboll, shkruan kolonamedia.com

“Sot e pata kënaqësinë që të jem i pranishëm në stërvitjen e grupmoshës nën 11-vjeç të KF “Behar” nga Vitomirica, në stadiumin e ri tashmë të përfunduar.

Fusha cilësore dhe kushtet e krijuara janë vlerësuar jashtëzakonisht shumë nga të gjithë në klub, pasi tashmë fëmijët e kësaj ane mund ta zhvillojnë talentin e tyre me të gjitha pajisjet, pa iu munguar asgjë.

Jam i lumtur që FFK mund të bëjë, ka bërë dhe do të bëjë edhe në të ardhmen terrene të këtilla për të gjitha klubet dhe për të gjitha komunitetet, pasi fushat e tilla janë shumë të nevojshme për masivizimin e futbollit dhe zhvillimin e talenteve.

I falënderoj edhe komunat dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për projektet e tilla të përbashkëta, pasi terrene të tilla do të realizojmë në të gjitha trevat e Kosovës, derisa vendi ynë të jetë i përmbushur me nevoja të fushave stërvitore dhe të stadiumeve për lojë.
A.A.
#BashkëPërFutbollin”,

Ka shkruar Agim Ademi në Facebook.