Një person është gjetur pa shenja jete të shtunën në fshatin Vërmicë të Prizrenit.
Përpos tij, në vendin e ngjarjes gjithashtu ishte edhe një person i plagosur.
Personi i plagosur është dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërsa dje është arrestuar.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, ku u theksua se me vendim të prokurorit, shtetasi sirian është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Vërmicë, Prizren 18.06.2022 – NN. Lidhur me rastin, i dyshuari mashkull shtetas Sirian i cili ka qenë në trajtim mjekësorë pas përfundimit të tretmanit mjekësor, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.”