Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tashmë ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë, ku së bashku me kabinetin qeveritar, mbajti mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës në Prishtinë.
Pas 19 marrëveshjeve të nënshkruara sot mes Kosovës e Shqipërisë, vizitave që një ditë më parë u bëri disa bizneseve, pastaj familjes së ish presidentit Hashim Thaçi, e takimeve joformale me njerëz të medias e të fushave të tjera, kryeministri Rama është kthyer në Tiranë.
Megjithatë, nga distanca ai ka falënderuar edhe një herë Kosovën, zyrtarët e saj dhe të tjerët, për mikpritjen e rezervuar.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka publikuar 65 fotografi nga aktivitetet e tij të shumta përgjatë dy ditëve në Kosovë.
“Faleminderit nga zemra të gjithëve për mikpritjen fantastike”, shkroi Rama.
Më poshtë mund të gjeni disa nga fotografitë e publikuara nga kreu i qeverisë shqiptare.