Khloe Kardashian thuhet se ka nisur një romancë të re pas ndarjes nga Tristan Thompson

Khloe Kardashian thuhet se ka një mashkull të ri në jetën e saj.

Një burim i afërt me ylli i “Kardashians” thotë se aktualisht ajo është duke u takuar me një investitor të kapitalit privat të cilin e takoi përmes motrës së saj më të madhe, Kim Kardashian.

Sipas të njëjtit burim thuhet se Khloe, 37 vjeç, dhe burri misterioz u prezantuan në një darkë disa javë më parë dhe se të dy vazhduan njohjen.

Foto: Shutterstock

Marrëdhënia është në “fazat e hershme” dhe Khloe “po ndihet vërtet mirë”, sipas People, i cili dha lajmin të hënën (20 qershor).

Për më tepër, Khloe dhe ish-të dashurit Tristan Thompson, 31 vjeç, nuk flasin më me njëri-tjetrin përveç nëse bëhet fjalë për vajzën e tyre, True Thompson 4-vjeçare.

Foto: Getty Images

Gjatë fundjavës, themeluesja “Good American” mbylli thashethemet se ajo po takohej me një tjetër basketbollist të NBA.

Të premten, Kardashian mohoi një thashetheme në internet se ajo ishte në lidhje me një “një lojtar tjetër NBA”, duke shkruar në një koment në Instagram:”definitivisht nuk është e vërtetë!!!”.

Foto: Getty Images

“Unë nuk po takohem me askënd. Jam e lumtur duke u fokusuar tek vajza ime dhe tek vetja për një kohë”, shtoi ajo.

Marrëdhënia e saj e fundit e madhe me Thompson, me të cilin filloi të takohej në vitin 2016, ishte shumë publike dhe shumë e komentuar.

Pavarësisht skandaleve të shumta të tradhtisë, ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians” nuk u nda nga ai derisa një test i atësisë vërtetoi se atleti ishte babai i djalit tashmë 6 muajsh të modeles në Instagram, Maralee Nichols.