Zjarri në një banesë i merr jetën 11-vjeçares në Gjakovë

Në orët e para të ditës së sotme një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjakovë. Një 11-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën në të cilën jetonte.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Sheremet Elzaj, ka thënë se lajmi është pranuar rreth orës 01:40 për banesën e cila gjendet në rrugën “Yll Morina”.

“Në banesën në fjalë pas shuarjes së zjarrit është gjendur trupi i viktimës femër/kosovare lindur në vitin 2011 për të cilën ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me rekomandimin e të cilët është iniciuar rast ‘Hetim i Vdekjes’ dhe ‘Zjarrvenje’. Trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, tha Elezaj.

Edhe zjarrfikësit kishin dalë në vendngjarje ndërsa bashkë me policinë kishin bërë evakuimin e banorëve të tjerë të të njëjtit bllok banesor.