Një shtetas i Shqipërisë ka përfunduar në pranga pasi i njëjti u ofroi ryshfet zyrtarëve policorë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:15, në pikën kufitare në Vërmicë.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është liruar, me vendim të prokurorit.
Rasti shkon në procedurë të rregullt.