Gjatë ditës së djeshme, por edhe sot, disa media të ndryshme dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha thanë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po punon të rrëzojë qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti.
Rama u përgjigj menjëherë në këtë pyetje duke thënë se qeverinë e Kurtit mund ta rrëzojë vetëm Kurti nëse organizon protestë ndaj vetës.
Ai gjithashtu ka pasur një përplasje të vogël me gazetarin gjatë pyetjeve të tij kur u përmend bashkëpunimi i Ramës me Serbinë dhe nëse Rama po punon për interesat e Serbisë.
“Sigurisht” tha Rama me shaka.