Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë ku ka dhënë shifra për çështjet e shkëmbimi tregtar dhe investimet në vendet përkatëse.
Rama ka bërë të ditur se sa i përket shifrave të shkëmbimit tregtar, ato janë rritur prej 160 milionë euro nga viti 2017,në vitin 2021 ajo ka shkuar në 433 milionë euro.
Ai gjithashtu ka thënë se duhet të rritet volumi i investimeve reciproke mes dy vendeve. E gjithashtu ka thënë se këtë vit nuk ka kuptim që të ketë pritje në kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë për kontrolle 1 nga 1.
Rama gjithashtu ka folur për portin e Durrësit në Prishtinë dhe Portin e Thatë në Kosovë dhe hekurudhën Durrës – Prishtinë, ku tregon se kanë filluar edhe punimet. Gjithashtu ka përmendur se këtij projekti do t’i bashkangjitet edhe porti i NATO-s.
Më tutje, Rama është shprehur se në nëntor në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, propozohet të mbahet Kuvendi i përbashkët i dy shteteve dhe sipas tij kjo do të vendoste në një nivel tjetër raportet Kosovë – Shqipëri.
“Dhe në pjesën tjetër të optimizmit që kthehet në entuziazëm, që e ka merak vet Albini t dhe unë do të propozoja që të kemi në nëntor të parin Kuvend të përbashkët, me dy parlamentet e mbledhura në një dhomë, ku po na u dha mundësia dhe po u ra dakord, të na jepet edhe neve të dyve privilegji të adresojmë këtë dhomë të përbashkët, por në të gjitha rastet, nëse bashkërisht arrijmë të bindim të dy kryesitë e Kuvendeve në Kosovë dhe në Shqipëri që të kemi këtë Kuvend të përbashkët, këto nuk janë sllogane bosh. Kjo materializohet në Kuvendin e Bashkuar të Nëntorit. Edhe ky besoj që është projekt që na vlen dhe me shumë kënaqësi dua të them që puna e nisur mes dy Kuvendeve dhe mes dy kryetarëve të Kuvendeve dhe kryesive ka kaluar në një nivel krejtësisht tjetër sa i përket ndarjes së informacionit për legjislacionini dhe përafrimin e legjislacionit.”, tha Rama.