Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë ku ka dhënë shifra për çështjet e shkëmbimi tregtar dhe investimet në vendet përkatëse.
Rama ka bërë të ditur se sa i përket shifrave të shkëmbimit tregtar, ato janë rritur prej 160 milionë euro nga viti 2017,në vitin 2021 ajo ka shkuar në 433 milionë euro.
Ai gjithashtu bëri të ditur se ka rritje të madhe të investimeve të Kosovës në Shqipëri.
“Unë, e hoqa këtë fjalimin e përgatitur për t’u përqëndruar në disa pika që besoj që janë me rëndësi të veçantë dhe evidentojnë më së miri rezultate konkrete të një bashkëpunimi shumë konkret, ndërkohë që shprehjen e kënaqësisë për këtë moment dua ta bëjë duke falënderuar përzemërsisht Albinin dhe të gjithë juve, por në veçanëri Albinin dhe duke e thënë publikisht edhe në sytë e të gjithëve që na ndjekin se është një kënaqësi e veçatnë edhe pse pak kush e beson kur unë e them, që kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë dhe qeshim jo pak.Dua të them disa shifra që besoj se janë domethënëse, kur ne e kemi nisur punën më afër dhe më intensivisht me qeveritë e Kosovës, kemi pasur një volum të shkëmbimeve tregtare 160 milionë euro, sot volumi i shkëmbimeve tregtare për vitin që lamë pas është 433 milionë euro. Kemi hyrë në zonën kur shifrat marrin një lloj serioziteti, krahasuar me shifrën qesharake 160 milionë euro, ndërkohë që vite të tëra ishin hargjuar në këtë drejtim. E dyta që dua të sjell në vëmendje është që sot në Shqipëri regjistrojnë 1225 subjkete nga Kosova. 1081 prej të cilave janë në pronësi 100% e subjketeve të këtyshme, ndërekohë që 145 të tjera janë në partneritet. Investimet e Kosovës në Shqipërei në vitn 2017 9 milioonë euro, në vitin 2021 139 milionë euro. Besoj ështës shifër shumë domëthenëse, de e fundit që dua të sjell në vëmënedje është fluksi i investimeve në vlerën më të lartë historike ka qenë 16 milionëshi i 2018-tës, ndërkohë që jemi në41 në vitin 2021, një indikator shumë i rëndësishëm.”, tha Rama.
Ai gjithashtu ka thënë se duhet të rritet volumi i investimeve reciproke mes dy vendeve. E gjithashtu ka thënë se këtë vit nuk ka kuptim që të ketë pritje në kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë për kontrolle 1 nga 1.
Rama gjithashtu ka folur për portin e Durrësit në Prishtinë dhe Portin e Thatë në Kosovë dhe hekurudhën Durrës – Prishtinë, ku tregon se kanë filluar edhe punimet. Gjithashtu ka përmendur se këtij projekti do t’i bashkangjitet edhe porti i NATO-s.
“Unë besoj që ne kemi gjithë mundësinë që ta intensifikojmë dhe ta shtojmë volumin e insvestimeve reciprokisht, ndërkohë që dua t’i kujtoj ministrave të brendshëm këtu se kemi një protokoll të nënshkruar në prill të 2019, në morinë që shërben si udhëzues shumë i qartë për kalimin praktik të kufirit dhe besoj që kryeministri është praktik me mua dhe unë besoj që në këtë sezonë është e pajustifikueshme që të kemi probleme të natyrës që kemi pasur deri vjet, dhe radha të pafundme për shkak të kontrolleve 1 për 1. Sot më vjen shumë mirë që kemi ardhur bashkë me përfaqësues të kompanisë prestigjoze, globale, Royal Asconic për të prezantuar këtu studimin e portit të Durrësit, i cili faktikisht shtrihet nga Durrësi në Prishtinë, me portin pritës në Durrës dhe portin e thatë të Prishtinës, çka përbën një projekt me rëndësi strategjike i cili ka brenda të integruar edhe hekurudhën Durrës – Prishtinë për të cilën kemi filluar punën për studimin përkatës dhe besojmë që duke e shtyrë bashkërisht këtë projekt me portet e integruara me hekurudhën dhe me portin ushtarak bazë të NATO-s së re në mesdhe në Durrës, gjë për të cilën në kemi filluar kontaktet me NATO-n ne jemi në një situatë krejtësisht tjetër.”, ka thënë Rama.
Më tutje, kryeministri shqiptar është shprehur se si rezultat i punës së dy qeverive do të finalizohet shpejt abetarja e përbashkët e cila do të shkojë në duart e të gjithë fëmijëve në Ballkanin Perëndimor.
Ai ka ngacmuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin duke i thënë se abetarja do të shkojë edhe në diasporë pas që “e ka merak Albini”.
“Dua ta theksoj edhe kjo që rezultati i punës së përbashkët të këtyre dy qeverive, zbatimi i zotimit që morrëm së bashku në takimin e shtatorit në Prishtinë, me dy akademitë që të nisim punën për enciklopedinë shqiptare, projekti i madh albanologjik, që merr udhë si vullnet i përbashkët i qeverisë së Kosovës dhe i qeverisë sonë. Ashtu si kundër, është këtu vendi i duhur për ta thënë se ka përfunduar faza e parë e grupit punues të abetarës së unifikuar dhe kemi fituesin, puna për fazën e dytë vazhdon dhe jam shumë shumë i lumtur që do të kemi mundësinë s’bashku me Albinin që të dorëzojmë abetaret e unifikuara, ndërkohë që ne kemi folur edhe me përfaqësues shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe kryeministrin e Malit të Zi dhe me autoritetet në Serbi, që kjo abetare e unifikuar të shkojë të gjithë fëmijët shqiptarë. Dhe në zonën që e ka merak Albini, të diasporës, aty e kemi të sigurtë që do të kemi një shpërndarje kudo ku do të na kërkohet.”, tha Rama.
Më tutje, Rama është shprehur se në nëntor në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, propozohet të mbahet Kuvendi i përbashkët i dy shteteve dhe sipas tij kjo do të vendoste në një nivel tjetër raportet Kosovë – Shqipëri.
“Dhe në pjesën tjetër të optimizmit që kthehet në entuziazëm, që e ka merak vet Albini t dhe unë do të propozoja që të kemi në nëntor të parin Kuvend të përbashkët, me dy parlamentet e mbledhura në një dhomë, ku po na u dha mundësia dhe po u ra dakord, të na jepet edhe neve të dyve privilegji të adresojmë këtë dhomë të përbashkët, por në të gjitha rastet, nëse bashkërisht arrijmë të bindim të dy kryesitë e Kuvendeve në Kosovë dhe në Shqipëri që të kemi këtë Kuvend të përbashkët, këto nuk janë sllogane bosh. Kjo materializohet në Kuvendin e Bashkuar të Nëntorit. Edhe ky besoj që është projekt që na vlen dhe me shumë kënaqësi dua të them që puna e nisur mes dy Kuvendeve dhe mes dy kryetarëve të Kuvendeve dhe kryesive ka kaluar në një nivel krejtësisht tjetër sa i përket ndarjes së informacionit për legjislacionini dhe përafrimin e legjislacionit.”, tha Rama.
Ai krejt në fund ka thënë se para se të hynin në mbledhje kanë dëgjuar një qen duke lehur dhe ka thënë se si ai qen i duken të gjithë që mendojnë të fusin xixa mes Kurtit e Ramës.
Rama i ka dërguar “të falat përkatëse” qenit dhe ka hapur mbledhjen.
“Këto ishin fjalët e mia të kësaj hapjeje, edhe njëherë me shumë sinqritet dhe respekt, shumë faleminderit. Edhe faleminderit edhe për ndalimin e shiut. Se ka pasë herë pas here reshje shiu. Ka pasë një qen që lehte aty, por posa hymë u ndal gjë që besoj që flet për të ngjashmit që flasin dhe mendojnë të fusin xixa mes nesh dhe mendojnë të fusin çështje të pahapura mes meje dhe homologut këtu. Ne jemi të hapur dhe për çka nuk merremi vesh, kemi mundësi të merremi vesh që të mos merremi vesh. Kështu që me të falat përkatëse për qenin, unë e konsideroj të hapur këtë mbledhje.”, tha Rama.