Presidentja Osmani reagon pas rikthimit të “Sunny Hill” në Prishtinë: Mirë se vjen në shtëpi

“Sunny Hill Festival” rikthehet sërish në vendin e saj.

Ky festival do të mbahet në Prishtinë në datat e paralajmëruara dhe në Tiranë me 25, 26 dhe 27 gusht.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës në emër të Qeverisë së Kosovës, Komunës së Prishtinës dhe organizatorëve të festivalit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në ‘Twitter’.

“Mirë se vjen në shtëpi Dua Lipa! Mezi presim të kemi Sunny Hill Festival në Prishtinë ku e ka vendin”, ka shkruar Osmani në postim.

Tashmë janë konfirmuar disa nga artistët e huaj për performancën në “Sunny Hill”.