Njohja reciproke e licensave të avokatëve Kosovë-Shqipëri do të hyjë në fuqi më 30 qershor

Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, njoftoi në mbledhje të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë se marrëveshja për njohjen reciproke të licensave të avokatëve mes dy vendeve do të hyjë në fuqi në datën 30 qershor.

“Ne e kemi një marrëveshje në fushën civile dhe tregtare që u përgëzua nga parlamentet tona. Në Shqipëri do të hyjë në fuqi më 30 qershor 2022 dhe do të kemi efektet e para për qytetarët tanë në zgjidhjen e çështjeve civile. Sot jemi dakordësuar që bashkëpunimin në fushën e drejtësisë ta shtyjmë drejt njohjes reciproke të licensave të avokatëve, ndërmjetësve por edhe njohjen reciproke të jurisprudencës, por më e rëndësishmja njohja dhe zbatimi i dënimeve alternative që japin autoritetet gjyqësore në të 2 vendet. Do të ngrihet një grup i përbashkët pune por edhe për një mekanizëm ndërshtetërore”, thanë ministrat e drejtësisë së Kosovës dhe Shqipërisë.