“Më ka marrë malli”, kështu shkroi Rama tek arsyeja e vizitës tek Thaçi në Hagë

Para disa ditësh, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vizituar në Dhomat e Paraburgimit në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai në konferencë për media ka folur edhe për këtë vizitë dhe vizitën që bëri tek prindërit e Thaçit në Burojë.

“Marrëdhëniet e mia me presidentin Thaçi dihen botërisht”, tha Rama.

Rama tregoi se çfarë kishte shkruar në formularin e vizitës teksa kërkohej arsyeja e vizitës.

“Unë teksa plotësova formularin, tek arsyeja e vizitës, shkrova me germa, Më ka marrë malli”, tha Rama.