Shkëmb Manaj nga kabineti i Përparim Ramës ka premtuar një zgjidhje të përhershme për festivalin Sunny Hill.
Këshilltari i të parit të Prishtinës e ka quajtur lajm të mirë për të gjithë rikthimin e Sunny Hill në kryeqytet.
“Lajm i mirë për të gjithë!
Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022″ shkruan Manaj në Facebook.
Ndër të tjera, ish-deputeti ka njoftuar se do të ketë zgjidhje të përhershme për këtë festival.
Këtë e ka bërë të ditur në replikën e një komentuesi.
“Askush askujt nuk i ka fal dhe nuk i fal tokë.
Zgjidhja e përhershme do t’i bëhet Festivalit, edhe Qeveria është pajtuar” shkruan Manaj.