Christian Dior nuk mund ta duronte këtë te gratë: nuk i konsideronte zonja ato që i lejonin këto katër gjëra

Vetë Dior kishte mendim pozitiv ndaj grave, por disa prej tyre i urrente.

Christian Dior ishte një nga stilistët më të famshëm, të shekullit të kaluar.

Pavarësisht dekadave, marka Dior konsiderohet ende sinonim i cilësisë dhe shijes së mirë.

Këtu janë disa tipa femrash që Christian Dior i konsideronte të padenja:

Gratë me flokë të palara

Ashtu si edhe Coco Chanel, Christian Dior konsideronte se gjëja më e keqe që një grua mund të bënte ishte të dilte nga shtëpia me flokë të palara. Ai besonte se një grua nuk mund të thuhej se ishte e kuruar nëse e lejonte veten të shfaqej në publik me flokë të pista.

Flokët e pastër janë një nga atutë më të forta të një gruaje.

Feminiteti

Nëse një grua nuk është femërore, atëherë ajo nuk mund të konsiderohet zonjë. Nëse ajo e mohon feminitetin e saj dhe nuk e nxjerr në pah atë, atëherë ajo nuk është grua, konsideronte Dior.

Sipas këtij stilisti të famshëm, feminiteti nuk janë vetëm këpucët me taka dhe fustanet, por edhe sjellja, të jetë vetvetja, komunikimi me njerëzit e tjerë.

Veshje të përshtatshme

Dior besonte se kujdesi i duhur i trupit kërkon gjithashtu zgjedhjen e rrobave që u përshtaten trupit dhe karakterit tonë.

Një grua e kuruar është ajo që vesh rroba që i përshtaten figurës së saj dhe që e theksojnë atë në mënyrë të moderuar, ka thënë dikur Dior.

Këpucët

“Dëshmia e vërtetë e elegancës së një zonje është në këmbët e saj”. Ai i konsideronte këpucët e grave si një atribut të domosdoshëm të feminitetit.

Femrat e kuruara nuk mund të dalin nga shtëpia me këpucë që nuk janë femërore. Christian Dion nuk i duronte dot atletet në këmbët e grave.