Arrin Edi Rama, pritet nga kryeministri Kurti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe delegacioni i ministrave shqiptarë kanë arritur në Prishtinë.

Kryeministri Rama është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Tashmë ministrat e dy vendeve janë në pritje të fillimit të mbledhjes së dy Qeverive.

Mbledhja pritet të fillojë sapo të arrijnë në sallë edhe kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama dhe Albin Kurti.