Agim Ademi ka vazhduar vizitat e tij nëpër stadume te ndryshme nêpër qytete të Kosovës, ndërsa sot është ndalë edhe në Suhareke, aty ku luan Ballkani, shkruan kolonamedia.com
E ndërsa ka vizituar nga afër stadiumin e qytetit ai ka shfaqur edhe një kërkesë për kryetarin e komunês të cilën e ka theksuar edhe përmes llogarisê së tij nê Facebook.
“Vizitat e sotme i vazhdova në Stadiumin e Qytetit në Suharekë, ku aktivitetin e vet e zhvillon kampioni i Kosovës, FC Ballkani.
Tashmë ka ardhur koha që infrastruktura e objekteve të futbollit të jetë e kompletuar dhe të ketë ekipe të mirëmbajtjes dhe menaxhimit në të gjitha stadiumet, në mënyrë që të krijojmë kushte të volitshme si për futbollistët, ashtu edhe për tifozët në tribuna.
I lutem kryetarit të kësaj komune, Bali Muharremaj që të vazhdojë edhe më tutje me investime në infrasturkturën e futbollit dhe të çojë përpara procesin që FC Ballkanit t’i jepet në shfrytëzim për 99 vjet parcela për ndërtimin e stadiumit.
Kjo do të na mundësonte edhe neve si FFK që të investojmë me fondet e UEFA-s dhe FIFA-s.
Vizitat e mia do të vazhdojnë nëpër të gjitha stadiumet, ngase përmirësimi i infrastrukturës është prioritet në mandatin tim të ri, në mënyrë që të krijojmë kushte sa më të mira si për futbollistët e po ashtu edhe për tifozët, në mënyrë që futbollit t’ia rikthejmë popullaritetin që i takon.
Edhe një herë kërkoj nga të gjitha organet relevante që janë kompetente për stadiumet e futbollit që t’i kryjenë punët e tyre të vrazhda dhe të na mundësojnë realizimin e projekteve tona që kanë mbetur pezull, siç është vendosja e reflektorëve në stadiume.
Ne duam që ndeshjet e Superligës tonë të kthehen të luhen në orët e mbrëmjes, pasi në këtë mënyrë ndeshjet e futbollit në secilin qytet do të ktheheshin në ngjarje kryesore të mbrëmjes dhe kësisoj do t’i mundësonim qytetarëve tanë që me familjet e tyre t’i përcjellin ekipet e zemrës në kushte të volitshme.
#BashkëPërFutbollin” ka shkruar Ademi