Nën brohoritjet “UÇK”, një grup veteranësh janë pozicionuar para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, për t’u bashkuar në protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së protestojnë kundër projektligjit për pagën minimale në të cilin nuk janë përfshirë edhe kjo kategori e luftës.
Ndërsa Policia e Kosovës ka vendosur kordonin në hyrje të oborrit të ndërtesës.
Të njëjtit janë vendosur aty që nga orët e para të mëngjesit, në mënyrë që të ofrohet siguri sa më e lartë në protestën e sotme.
Ndryshe veteranët kanë paralajmëruar se do të përdorin çdo formë demokratike për të kundërshtuar votimin në parim të projektligjit për pagën minimale.
Në kundërshtim të votimit në parim të këtij projektligji janë veteranët, të cilët nuk janë përfshirë fare në rritjen e pagës minimale në vend.
Duhet përkujtuar që në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës po ashtu pritet që të votohet për ndryshimin e projektligjit për mjetet pensionale, saktësisht mundësinë e tërheqjes së Trustit.
Për këtë projektligj ka patur disa herë protesta, nga ku është kërkuar mundësimi i tërheqjes së tij.