Prej dy ditësh në Kosovë po komentohet dështimi i mbajtjes së “Sunny Hill” në Prishtinë.
Ky festival organizohet nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dhe babai i saj, Dukagjini.
E derisa në Kosovë po zhvillohen debate të forta për këtë dështim, Dua ka vendosur t’i kalojë pushimet në Islandë, atje ku edhe po zhvillon turneun e saj.
Pas vendeve historike që i vizitoi në Itali, Portugali, Francë, Spanjë, Dua është parë në Islandë e ku ka shijuar liqenet me ujëra termal në ishullin përrallorë nordik.
Ndryshe, “Sunny Hill” është zhvendosur në Tiranë.