Nuk ngurrojnë më, Donaldi dhe Bora shkëmbejnë mesazhe përmes postimeve në ‘Instagram’

Donaldi dhe Bora po vazhdojnë të komentohet lidhur me ribashkimin e tyre.

Edhe pse as njëri e as tjetri nuk kanë deklaruar se tashmë janë bashkë, ata nuk ngurrojnë të bëjnë dedikime përmes rrjeteve sociale.

Aktori së fundi ka bërë një postim ku ka tërhequr vëmendje me mbishkrimin: Ja se erdhi, po parkon.

Kjo nga fansat është nënkuptuar si takim me Bora Zemanin.

E pas këtij postimi edhe moderatorja nuk ka ngurruar të postoj foto nga makina ku edhe mbishkrimi i saj ka marrë vëmendje të madhe.

“A erdhi vera apo jo”, ka shkruar Bora.

Ky postim mori komente të shumta, ku pothuajse në secilin koment flitej për parkimin e saj.