Rruga “Muharrem Fejza” ishte bërë temë diskutimi ndër vite në Prishtinë.
E gjithë kjo për shkak të vonesave që janë bërë për rregullimin e saj.
Por pavarësisht se më në fund kjo rrugë është shtruar, Komuna e Prishtinës nuk është marrë fare me rrugët lidhëse, e që shumë prej banorëve banojnë pikërisht në këtë anë.
Ngjashëm është situata edhe me rrugën “Ukshin Kovaçica”, e cila është rruga lidhëse e “Muharrem Fejzës”.
Kjo rrugë përpos që ka mbetur e parregulluar, dëmet të cilat i kanë shkaktuar operatorët e Termokosit dhe të tjerët nuk janë rregulluar asnjëherë.
Kësisoj të gjithë ndërtuesit të cilët punojnë më lart, kalojnë në këtë rrugë duke shkaktuar dëme edhe më të mëdha, e ndotje të jashtëzakonshme të ambientit.
Banorëve në këtë anë përpos që iu është bërë e vështirë qarkullimi në këtë rrugë, e që dëmtimet në automjete janë gjithnjë e më të rënda ndotja që po pasohet është edhe më e vështirë.
Edhe pse thirrje të vazhdueshme ka patur për rregullimin e kësaj rruge, si shumë herë ato ranë në vesh të shurdhër të Komunës së Prishtinës.