Amber Heard ka akuzuar sërish ish-bashkëshortin e saj, Johnny Depp, për arsye se “e ka sulmuar” atë në një intervistë për Today Show.
36 vjeçarja e quajti Depp “gënjeshtar” dhe e akuzoi sërish për dhunë në familje, me pretendimet se ai e kishte rrahur gjatë martesës, transmeton Indeksonline.
Ajo u shpreh se gjyqtarët u mashtruan nga Depp për shkak se ishte në qendër të vëmendjes nga mediat.