Futbollisti i Kombëtares së Kosovës në futboll, Idriz Voca, i ka dhënë fund beqarisë.
Mesfushori i ekipit italian Cosenza Calcio i ka propozuar martesë partneres së tij prej vitesh, Anette Meier, e cila njihet si blogere.
Lajmin e kanë bërë të ditur çifti përmes disa fotografive që kanë publikuar në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram.
“Ajo tha po”, ka shkruar futbollisti krahas imazheve ku të dy shihen të lumtur krah njëri-tjetrit.
Në anën tjetër, Anette shkroi: “U zgjova e fejuar”.