Joshua do të fitojë më shumë se 100 milionë funte nga kontrata e re televizive

Boksieri, Anthony Joshua do të fitojë më shumë se 100 milionë funte nga kontrata e re televizive.

Ish-kampioni britanik i peshave të rënda, Joshua raportohet se ka lënë marrëveshjen e tij me ‘Sky Sports’ për t’u bashkuar me shërbimin fitimprurës të transmetimit ‘DAZN’ përpara ndeshjes së tij për titull botëror me Oleksandr Usyk këtë verë.

Joshua ka luftuar në ‘Sky Sports’ për tërë karrierën e tij, me promotorin Eddie Hearn që më parë kishte siguruar një marrëveshje ekskluzive me transmetuesin për luftimet e britanikut.

Sidoqoftë sipas ‘Mirror’, Hearn tani ka negociuar një marrëveshje prej 100 milionë funtesh në vit me ‘DAZN’ pasi marrëveshja e Joshuas me ‘Sky Sports’ skadoi pas duelit të tij me Usyk në stadiumin ‘Tottenham Hotspur’ në shtator, përcjell lajmi.net.

Ylli i lindur në Watford ka qenë subjekt i një lufte ofertash që atëherë, por ai do të bashkojë forcat me ‘DAZN’ duke filluar menjëherë me revanshin e tij në Usyk.

Ndeshja do të jetë padyshim një ngjarje me pagesë për shikuesit britanikë të cilët mund ta ndjekin atë në atë transmetim televiziv.

Marrëveshja e Joshua-s me DAZN thuhet se është një marrëveshje shumëvjeçare, shumë-luftësh me një kërkesë minimale prej dy luftimesh në vit. Ata po kërkojnë të ndërtojnë ngjarjet e tyre më të mëdha rreth superyllit britanik.