Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në rrugë.
Rasti ka ndodhur dje në Gjakovë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Njoftimi i plotë:
HETIM I VDEKJES
Gjakovë 12.06.2022-02:50. Në rrugë është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.