Dy të dyshuar të maskuar kanë tentuar të grabisin para nga një kasafortë në një objekt në Fushë Kosovë.
Sipas viktimave, të dyshuarit kishin hyrë brenda në objekt dhe kshin kërcenuar me armë, duke kërkuar çelësin e zyrës ku gjendej kasaforta.
Megjithatë, në pamundësi për të marrë paratë, të dyshuarit janë laguar me veturë në drejtim të panjohur.
Policia ka njoftuar se nuk ka pasur të lënduar dhe se rasti është duke u hetuar.