Agim Ademi uron për fitore kundër Greçisë në ditën e çlirimit të Kosovës

Agim Ademi, i pari i Federatës së Futbollit të Kosovês përmes llogarisë së tij në Facebook ka uruar përvjetorin e çlirimit të Kosovës dhe gjithashtu ka uruar fitore në përballjen e sotme të Kombëtarës sonë me Greqinë, shkruan kolonamedia.com

në vazhdim statusi i plotë i Agim Ademit në Facebook:

Urime Dita e Çlirimit të Kosovës! 🇽🇰

Sot, Kosova feston 23-vjetorin e çlirimit nga okupatori serb. Një ditë kjo e veçantë, në të cilën nderojmë të gjithë ata që kontribuuan në forma të ndryshme për lirinë e vendit tonë.

Rezistenca ndaj pushtuesit dhe lufta për liri ishte e gjatë e përplot sakrifica. Liria erdhi si fryt i atdhedashurisë, motivimit, trimërisë dhe sakrificës, por edhe mbështetje së aleatëve tanë.

Kundërshtari ynë ishte një agresor i fortë dhe lufta ishte e pabarabartë, por ne e fituam atë me vendosmëri, angazhim të gjithanshëm dhe luftë shpirtërore.

Sot, në këtë ditë të shënuar, Kombëtarja jonë luan ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Greqisë.

Në këtë sfidë jemi të babarartë me rivalin, por për ta mposhtur duhet angazhim e përkushtim i përbashkët, disiplinë, profesionalizëm dhe luftë deri në atomin e fundit nga djemtë tanë dardanë.

E di që motivimi juaj djema është maksimal, prandaj sot e keni rastin dhe fatin që në këtë ditë të shënuar për kombin të arrini një tjetër fitore për krenarinë e shtetit tonë dhe të jeni heronjtë e ngritjes së Kosovës në vendin e kampionit.

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe të gjithë veprimtarëve të kombit!

Forca Dardanë!

#BashkëPërFutbollin