Sot kur e përkujtojmë Fadil Vokrrin pashmangshëm na kujtohen dy golat që ai i realizoi në kualifikimet për Euro 1988 kundër Irlandës së Veriut, kundërshtarit të sotëm të Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve.
Prandaj, shpresoj që sulmuesit tanë të gjejnë rrugën e golit në ndeshjen e sotme për ta realizuar fitoren e radhës si dedikim për Legjendën.
Po ashtu, ftoj edhe të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium që të krijojnë koreografi të posaçme për Vokrrin dhe njëherësh të përkrahin në maksimum djemtë e Kombëtares në këtë ndeshje të rëndësishme e të veçantë.
I përjetshëm kujtimi për Legjendën!
Forca Kosovë!