Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka votuar listën me pesë kandidatë për plotësimin e një pozite për anëtarë joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Por lista prej pesë kandidatëve, u kritikua nga deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti. Ai tha se në këtë listë ka qenë dashtë të jenë vetëm 3 kandidatë.
“Dje kemi mbajtur mbledhjen e grupit punues dhe kemi miratuar planin punues dhe duhet të lejojë dy ekspert. Kjo është kërkesë e grupit punues. Pashë se nëse emërohen nga kuvendi tërhiqen nga pozita. Është shumë arbitrare që për një pozitë të sillen 5 propozime. Nuk është dashtë paneli me na sjellë në këtë pozitë. Për një vend sillen tri propozime por 5 s’ka arsyetim logjik. Është komplet arbitrare. Unë kish kthy prapa këtë propozim dhe kisha kërkuar t’i sjellin vetëm tri propozime. Unë jam kundër që kjo listë t’i servohet BQK-së”, tha Hoti.
Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja, tha se Komisioni nuk ka të drejtë të ndërhyjë në specifika për përzgjedhjen e një anëtari të BQK-së, raporton Ekonomia Online.
“Shqyrtimi i listës së kandidatëve për pozitë për anëtar të bordit të BQK. Pas diskutimeve bazuar në ligjin për BQK rreth 5 kandidatëve. Ne nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë në specifika por deputeti mund ta votojë një ose ta rrëzojë listën në tërësi. Votimi bëhet me votim të fshehtë dhe i dërgohet presidentes. Ky propozim kalon me 6 vota për”, tha Muja.