DASh publikon raportin mbi lirinë fetare, përmendet edhe diskriminimi i muslimanëve në Kosovë

WASHINGTON, DC - SEPTEMBER 12: A sign stand outside the U.S. State Department September 12, 2012 in Washington, DC. U.S. Ambassador to Libya J. Christopher Stevens and three other Americans were killed in an attack on the U.S. Consulate in Benghazi, Libya. (Photo by Alex Wong/Getty Images)

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar dje raportin mbi Kosovën, ku ndër të tjerash është përshkruar edhe liria fetare ndërkombëtare për vitin 2021.

Në raport është theksuar diskriminimi dhe bullizmi i komunitetit musliman, sidomos në sektorin e arsimit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Imami Labinot Maliqi, i cili dhe është përmendur përgjatë raportit.

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit përmend angazhimin tim kundër padrejtësisë së madhe që vazhdon t’i bëhet komunitetit musliman në Kosovë, nëpërmjet dhunës psiqike, diskriminimit, bullizmit dhe mohimit të të drejtave elementare njerëzore për tu shkolluar dhe praktikuar hapur besimin, si rezultat i një qarkoreje administrative të Ministrisë së Arsimit, ministri kjo e cila drejtohet nga Arbërie Nagavci” ka shkruar Maliqi mnë Facebook.

“Imam Labinot Maliqi, kryetar i OJQ-së “Qendra Kosovare për Paqe”, ka raportuar raste të shumta që kanë ndodhur në disa komuna në të cilat nxënëseve të shkollave fillore u është mohuar hyrja në shkollë për shkak të vendosjes së shamisë. Sipas Maliqit, disa zyrtarë të shkollave i kanë kthyer (anuluar) vendimet e tyre pasi “Qendra Kosovare për Paqe” i ka marrë në pyetje dhe ka intervenuar për situatën. Në shtator, Maliqi u bëri thirrje publikisht prindërve që të raportojnë rastet në të cilat nxënëseve të veshura me veshje fetare u është mohuar qasja në shkollë. Në fund të vitit, ndalimi mbeti në fuqi”, thuhet ndër të tjerash në raportin e DASh-it.

May be an image of text

Maliqi ka falendëruar Ambasaden Amerikane në Prishtinë dhe Departamentin e Shtetit për përkrahjen kundrejt komunitetit musliman.