Vjosa Osmani: Nëse Kosova të vendos të aplikojë në NATO, reagimi i Serbisë do të tërheqë vëmendje

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se vendi i saj ka bërë shumë analiza e veprime dhe ka ardhur te përfundimi që nisma “Ballkani i Hapur”, nuk i trajton të gjitha shtetet e rajonit njëjtë dhe nuk është gjithëpërfshirës.

Osmani ka vlerësuar se ndërmjet iniciativës “Ballkani i Hapur”, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon ta shtrijë qasjen e tij hegjemoniste dhe ta trajtojë rajonin e Kosovës si partner të barabartë, duke mos e pranuar pavarësinë e saj.

Në një intervistë për median malazeze, MINA, Osmani foli edhe për synimin e Kosovës që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, të tilla si: Interpol, por edhe në NATO.

“Kur Kosova të vendos të aplikojë për të hyrë në NATO, reagimi i Serbisë do të jetë diçka që definitivisht do ta tërheqë vëmendjen”, tha Osmani për MINA.

Osmani theksoi se Serbia sa më shpejtë duhet ta pranojë njohjen e ndërsjellë, sepse kjo do të jetë e mirë “ për ta, por edhe për të gjithë rajonin”.