Ramqaj i VV-së para dy muajve: 1 vit qeverisje, asnjë aferë korruptive

Gjatë ditë së djeshme janë publikuar përgjime në të cilat dyshohet për një rast ryshfeti dhe korrupsioni në Ministrinë e Mjedisit, Zhvillimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e cila drejtohet nga ministri Liburn Aliu.

Në këtë aferë, përmendet edhe këshilltari i ministrit Liburn Aliu, Florent Ramqaj.

Në përgjime dëgjohen familjarët e Ramqajt duke bërë pazare dhe duke kërkuar 30 mijë euro ryshfet.

E, para pak muajsh, Ramqaj përmes një postimi në Facebook, krekosej se gjatë një viti të qeverisë Kurti, nuk ka pasur asnjë aferë korruptive.

Në këtë postim, Ramqaj, thoshte se gjatë qeverisë Kurti, është ndalur gjakderdhja financiare, është luftuar krimi dhe korrupsioni, është investuar në ndërmarrje publike dhe është ringjallur ekonomia.

Lexoni postimin e Ramqajt para dy muajve ku krekosej se si Qeveria Kurti po punon me duar të pastra dhe s’e ka asnjë aferë korruptive: