Kombëtarja e Kosovës nis sonte rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Nën drejtimin e Alain Giresse, Kosova luan përballë Qipros, ku në udhëtim kërkon pikët e plota.
Forma e kombëtareve në pesë ndeshjet e fundit qëndron njësoj: Dy barazime, dy humbje dhe nga një fitore secila.
Megjithatë, në aspektin e gol-diferencës, Dardanët qëndrojnë më mirë.
Kosova në pesë ndeshjet e fundit
Zvicra 1:1 Kosova
Kosova 5:0 Burkina Faso
Greqi 1:1 Kosovë
Kosovë 0:2 Jordani
Kosova 1:2 Gjeorgjia
Qipro në pesë ndeshjet e fundit
Qipro 2:0 Estonia
Estonia 0:0 Qipro
Sllovenia 2:1 Qipro
Rusia 6:0 Qipro
Qipro 2:2 Malta