Modelja Shanina Shaik ka treguar barkun e saj shtatzënë në spektaklin amFAR Gala Cannes.
Ajo është një tjetër femër e famshme që i është bashkuar trendit që promovon një pamje natyrale dhe inkurajon femrat të ndihen rehat në lëkurën e tyre.
Bukuroshja kishte veshur një fustan të prerë të dizajnuar nga Alexander Wang. Ajo e shpërndau videon në TikTok me përshkrimin: “Spektakli i parë i modës së foshnjës. Mezi pres t’jua tregoj së shpejti”.
Baby’s first runway show 👼🏽🤰🏽 #runwaybaby #fashionshow #mamaglow
Shanina dhe i fejuari i saj, Matthew Adesuyan, njoftuan në fillim të këtij muaji se së shpejti do të bëhen prindër.
“Faleminderit që më zgjodhe mua të jem nëna jote. Të kam dashur që kur di për veten dhe ndonjëherë durimi im është testuar. Momenti duhej të ishte i duhuri dhe tani mund të them me siguri se jam gati të jem udhërrëfyesja, mbrojtësja dhe shoqja jote më e mirë”, ka shkruar ndër të tjera modelja.