Amber Heard thuhet se po planifikon të apelojë vendimin pasi humbi gjyqin kundrejt Johnny Depp.
Ditën e djeshme (e mërkurë), juria në Virginia e shpalli aktorin e “Pirates of the Caribbean” fitues me një dëmshpërblim prej 15 milionë dollarësh.
Kjo ishte bërë për shkak të një shkrimi të artistes amerikane të bërë në Washington Post në 2018, ku tha se ishte viktimë e dhunës në familje.
Si rezultat, zëdhënësi i Heard, Alafair Hall, ka thënë se aktorja po planifikon të apelojë vendimin, sipas New York Times.
Megjithatë, juria gjithashtu i dha aktores 2 milionë dollarë si dëmshpërblim.
Përkundër kësaj, aktorja e “Aquaman” bëri një deklaratë duke thënë se zhgënjimi i saj për vendimin është “përtej fjalëve”.
“Më thyhet zemra që mali i provave ende nuk ishte i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë dhe ndikimit të ish-bashkëshortit tim”.
“Jam edhe më e zhgënjyer me atë që ky vendim do të thotë për gratë e tjera”, shtoi ajo.
“Jam e trishtuar që e humba këtë çështje. Por jam akoma më e trishtuar që duket se kam humbur të drejtën që mendoja se e kisha si amerikane – të flas lirshëm dhe hapur”, përfundoi biondja.
Depp nuk ishte në gjykatë për të dëgjuar verdiktin, pasi ai iu bashkua Jeff Beckut në turne, duke performuar në skenë në një shfaqje në Royal Albert Hall ku mori pjesë edhe ish e dashura e tij, Kate Moss, e cila gjithashtu dëshmoi gjatë çështjes.
Vendimi i dha fund gjyqit gjashtë-javor, i cili kishte paraqitur dhjetëra dëshmi nga dëshmitarë dhe ekspertë të cilët vlerësuan nëse aktori kishte abuzuar me Heard gjatë martesës së tyre.