Homazhet në nder të ish-presidentit Bujar Nishani kanë nisur në hollin e presidencës në orën 10:00, ku shumë miq, bashkëpunëtorë, të afërm e qytetarë të ndryshëm po zhvillojnë homazhe pranë arkmortit.
Të shumtë janë personat e politikës por jo vetëm, që po kryejnë homazhe pranë arkmortit si presidenti Ilir Meta, Sali Berisha, Lirie Berisha, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Ervin Salinji, Agron Gjekmarkaj, Frida Krifca, Grida Duma etj.
Ish-presidenti u nda nga jeta të shtunën, pasi ishte i shtruar prej një muaji në një spital në Berlin të Gjermanisë. Ai u shtrua fillimisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi kishte kompliacione të post covid.
Më pas u dërgua për mjekim më të specializuar, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar në mushkëri.