Një nga kryetemat e muajit të fundit ishte gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard.
E gjatë ditës së djeshme, ylli i Hollywoodit, Johnny Depp ka fituar gjyqin e tij kundër ish bashkëshortes së tij, Amber Heard.
Pasi triumfoi në gjykatë kundër ish gruas, Amber Heard, ka reaguar edhe vetë ai.
Juristët nuk i konsideruan të mjaftueshme provat e paraqitura nga aktorja në gjykatë, duke i dhënë të drejtë yllit të “Pirates of the Caribbean”.
Përmes një postimi në ‘Instagram’, aktori shprehet se ndihet i lehtësuar që e vërteta ka dalë në dritë.
“E vërteta nuk humbet kurrë“, përfundon ai.
Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar edhe artistë të njohur shqiptarë, si Mozzik, Beatrix Ramosaj, Anxhela Martini, Yll Limani e Dafina Zeqiri.