Një qytetare nga Prishtina ka gjetur sot një shumë të konsiderueshme të parave në kryeqytet.
Përmes një postimi në grupin “Network Prishtina”, ajo ka kërkuar ndihmë për gjetjen e pronarit të parave.
“Përshëndetje, sot tek ‘Princi’ nën kurriz ka humbur një shumë e konsiderueshme e parave, kujt i kanë humbur le të lajmërohet në msg”, ka shkruar ndër të tjerash në postimin e saj.
Ajo ka thënë se personit që i kanë humbur paratë duhet ta dijë shumën që i ka humbur.