Osmani vazhdon turin nëpër komuna, publikon një video-mesazh teksa shkon drejt Pejës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vazhduar edhe sot turin e vizitave nëpër komunat e vendit.

Osmani sot është nisur drejt qytetit të Pejës.

Përmes një video në Facebook, Osmani ka njoftuar se takimin e parë do ta ketë me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri.

“Jemi rrugës për në Pejë. Kemi filluar një cikël të vizitave nëpër komuna, ku flasim jo vetëm me kryetarët, por edhe me qytetarët dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, në veçanti ato që përfshijnë të drejtat e grave dhe të fëmijëve. Në Pejë do ta kemi një agjendë shumë të ngjeshur, duke filluar me takimin me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxherin…”, ka thënë Osmani.

Po ashtu Osmani ka uruar sot fëmijët, në ditën e tyre teksa tha se ata janë potenciali ynë më i madh.