Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka udhëtuar së fundi në Bullgari.
Me këtë rast ai ka vizituar Fabrikën e Teknologjisë së Lartë Ushtarake dhe dronëve në qytetin e Saokov.
Mehaj gjithashtu njoftoi se ka takuar drejtorin e kompanisë “Samel -90”.
I pari i Mbrojtjes në vend tha se gjatë kësaj vizite pati mundësi të njoftohet dhe të sheh nga afër produktet inovative që prodhon industria e mbrojtjes bullgare.