Kombëtarja arrin në Larnaca, sonte zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Qipros

Kombëtarja Dardane ka ateruar në tokën e Qipros.

Kosova do të luajë ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve përballë kombëtares së Qipros.

Sot, Dardanët kanë arritur në Larnaca dhe janë akomoduar në hotelin ‘Lordos’.

Në orën 18:00 të grumbulluarit e Alain Giresse do të bëjnë stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Qipros.

Në konferencën për shtyp para stërvitjes do të paraqiten selektori dhe mesfushori Valon Berisha.