Një 27 vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Carrabeg të Komunës së Deçanit.
Sipas informacioneve të para, viktima është gjetur nga familjarët e tij.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.
Zëdhënësi, Fadil Gashi tha se me të marrë informatën njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku më pas mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.