Ka pak ditë prej kur Bora Zemani dhe Donald Veshaj u kapën mat në Itali.
Kjo erdhi pasi ata u panë krah njëri-tjetrit në after party-n e organizuar në sfilatën e modës në Prishtinë nga Valdrin Sahiti.
Edhe pse asnjëri nga ata nuk e kanë konfirmuar ribashkimin e saj nuk kanë reaguar, tashmë dyshime se ata janë bashkë nuk ka.
Pas gjithë këtyre thashethemeve, mbrëmë Bora Zemani ka bërë postimin e parë.
Ajo kishte qëndruar prej disa ditësh në heshtje pa bërë asnjë postim dhe të gjithë po prisnin reagimin e moderatores.
Postimi ka marrë komente të shumta pozitive sidomos nga fansat e saj dhe Donaldit që i përgëzojnë për ribashkimin.
Megjithatë, nuk kanë munguar as komentet negative nga njerëz që i akuzojnë si ‘manipulues’ që kanë bërë gjithçka për vëmendje.
Të tjerë, i kërkojnë Borës mos ta falë aktorin, pasi sipas atyre, ai e tradhtoi para gjithë Shqipërisë.