Biden: Paqja në Europë është jetike për SHBA-në, nuk duam një luftë NATO-Rusi

“Është në interesin tonë jetik kombëtar të sigurojmë një Europë paqësore dhe të qëndrueshme dhe të bëjmë të qartë se përdorimi i forcës nuk ka kuptim. Nëse Rusia nuk paguan një çmim të rëndë për veprimet e saj, kjo do të jetë një mesazh për agresorët e tjerë të mundshëm se edhe ata mund të nënshtrojnë vende të tjera”.

Është kjo një pjesë e intervistës të Joe Biden në New York Times për sa i përket konfliktit Rusi-Ukrainë, shkruan la repubblica.

“Kjo mund të shënojë fundin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe t’i japë mundësinë agresorit për të pushtuar një vend tjetër duke sjellë pasoja katastrofike në mbarë botën,” shtoi Biden.

Ai gjithashtu tha se nuk duam të rrëzojmë Putinin dhe të shkaktojmë një luftës midis NATO-s dhe Rusisë.

“Ne nuk po kërkojmë një luftë mes NATO-s dhe Rusisë. Sado që ne nuk jemi dakord me veprimet e Putinit, Shtetet e Bashkuara nuk do të përpiqen ta rrëzojnë atë.”

Për sa kohë që Shtetet e Bashkuara ose aleatët tanë nuk sulmohen, ne nuk do të përfshihemi drejtpërdrejt në këtë konflikt, as duke dërguar trupa amerikane për të luftuar në Ukrainë dhe as duke sulmuar forcat ruse.

Ne nuk po e inkurajojmë apo lejojmë Ukrainën të godasë përtej kufijve të saj. Ne duam ta zgjasim luftën vetëm për t’i shkaktuar dhimbje Rusisë”, theksoi Biden.