Gjatë gjyqit të famshëm mes aktorëve Johnny Depp dhe Amber Heard, kjo e fundit është parë shpesh duke shkarravitur në letër ndërsa dëgjonte bisedat e palës kundërshtare.
Së fundmi në rrjetet sociale është shfaqur një video e cila tregon aktoren duke u shtirur teksa shkruante në një letër.
Ndërkohë që videoja u bë virale, shumica e përdoruesve të Twitter bën reagime nga më të ndryshmet për yllin e “Aquaman”.
Kjo vjen disa ditë pasi Depp i befasoi fansat e tij të dielën mbrëma kur bëri një paraqitje në skenë me kitaristin Jeff Beck në Sheffield dhe madje këndoi këngën e tyre të vitit 2020, “Isolation”.
Johnny Depp dhe Amber Heard janë aktualisht në pritje të verdiktit të jurisë.
Megjithatë, gjatë gjyqit, Heard bëri rrëfime tronditëse rreth marrëdhënies së trazuar me yllin e Hollywoodit.
Biondja tha së fundmi se ndihej e poshtëruar dhe ishte përballur me qindra kërcënime të përditshme me vdekje pasi dëshmoi në gjyq.
“Unë e di se sa njerëz do të dalin dhe do të thonë çfarëdo qoftë për të”, kishte thënë ajo në gjykatë të enjten. “Kjo është fuqia e tij. Kjo është arsyeja pse unë e bëra shkrimin”.
Heard i referohej shkrimit të Washington Post në të cilin ajo e kishte quajtur veten “një figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje”, gjë që bëri që Depp ta padiste atë për shpifje, megjithëse ai nuk përmendej në artikull.
Johnny e paditi ish-bashkëshorten për 50 milionë dollarë, gjersa kjo e fundit ngriti një tjetër padi me 100 milionë dollarë.