Jasharaj paralajmëron situatë të njëjtë edhe në shtator nëse qeveria nuk përmbush kërkesat e tyre

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka paralajmëruar se mund të ketë grevë të përgjithshme, kjo nëse brenda 15 ditëve qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, nuk i përgjigjet me “po” ftesës së SBASHK-ut për të dialogu rreth kërkesave që ka kjo sindikatë.

Kujtojmë se kërkesat nga ana e SBASHK-ut, më të cilat po përballet qeveria e Kosovës, Miratimi i Ligjit për Paga, Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore dhe Përcaktimi i Pagës Minimale.

Rreth këtyre paralajmërimeve të bërë nga SBASHK-u, mundësisë për një grevë të përgjithshme dhe pritshmerivë të kësaj sindikate, lajmi.net ka kontaktuar kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj, në prononcimin e tij tha se, ata si sindikatë kanë përzgjedhur një përfaqësues në rolin e ndërmjetësuesit në mënyrë që qeveria dhe sindikata të ulen në tavolinë për të diskutuar rreth kërkesave të SBASHK-ut, duke shtuar së këtë veprim ata e kanë bërë për të shpëtuar vitin shkollor. Tutje ai vijoi duke thënë se, nëse qeveria nuk pranon dialog me sindikatën, atëherë, sipas Jasharaj, do të gjendemi në një situatë rëndë, kjo sepse do të shtjerrën të gjithë mundësitë dhe do të mbetët vetëm greva e përgjithshme si mjet.

“E vërteta është se duke e respektuar ligjin për grevat i cili obligon palët, në këtë rast sindikatat që para se të shkojnë në grevën e përgjithshme duhet ta shfrytëzojnë edhe një moment, fjala është për ndërmjetësuesin ligjor. I cili i autorizuar nga sindikata do të bëjë përpjekje që të ulë në tavolinë sindikatat me qeverinë. Ne në kuadër të BSPK-së e kemi bërë këtë veprim, pra është përzgjedhur një përfaqësues i ynë i cili është ndërmjetësues. Dhe kemi informacione se ai ka dërguar kërkesën në kabinetin e kryeministrit dhe jemi në pritje. Afati është 15 ditë. Urojmë që qeveria ta kuptojë situatën dhe t’i thotë ‘PO” angazhimit tonë. Duke i thënë “po” do të krijohen kushtet për dialog. Do të ulemi bashkë në të njëjtën tavolinë dhe do të përpiqemi të bëjmë zgjedhje. E kundërta e kësaj, nëse edhe kësaj radhe qeveria i thotë “jo” dialogut edhe përmes ndërmjetësuesit, atëherë do të gjendemi në një situatë mjaftë të rëndë, sepse do të shtjerrën të gjitha mundësitë për dialog dhe mbetet e vetmja gjë, greva e përgjithshme, që unë nuk mund ta përcaktojë datën kur do të ndodhë. Sepse ne do të vendosim pastaj bashkërisht me të kaluar afat 15 ditë, në kuadër të BSPK-së. Gjitha këto i kemi bërë për ta shpëtuar vitin shkollor, duke i dhënë hapësirë dialogut. Por nëse qeveria vërtetë ndjehet keq nëse humb mësimi, atëherë do të ishte mirë t’i thotë “po” këtij angazhimit tonë, dhe të ulemi e të bisedojmë sepse kur ka dialog, nuk mund të ketë veprime sindikale. Gjersa dialogu nuk mbyllet, qoftë me arritje, qoftë pa ndonjë rezultat”, ka thënë i pari i SBASHK-ut

Me tej, Jasharaj shtoi se, ai uron që qeveria do t’i thotë “po” ndërmjetësuesit dhe se nëse afati prej 15 ditëve kalon pa përgjigje nga qeveria, atëherë kryesia e BSPK-së do të vendos se çka tutje.

“Unë nuk po thëmë se do të ketë grevë në këtë vit shkollor, sepse për këtë nuk vendosi unë. Ne do ta analizojmë situatën në kuadër të BSPK-së, do të komunikojmë edhe me anëtarësi dhe pastaj duke uruar që të ketë një dialog, duke uruar që qeveria t’i thotë “po” ndërmjetësuesit dhe në atë mënyrë do të fillonte dialogu dhe do të pushonin të gjitha veprimet sindikale. Pra nuk mund të themë se çfarë do të ndodhë. Unë urojë që qeveria t’i thotë “po” ndërmjetësuesit të ulemi e të bisedojmë. Nëse afati kalon i mbetet kryesisë ekzekutive të BSPK-së për të vendosur se çka tutje”, vijoi me tej Jasharaj.

Në fund, kryetari i BSPK-së, tha se qeveria nuk duhet të relaksohet nëse mbyllet ky vit shkollor pa u zgjidhur kërkesat e tyre, pasi sipas Jasharajt, situata e njëjtë do të përcillet edhe në shtator ku do të këtë përplasje dhe kërkesa për grevë.

“Për grevat kurrë nuk është vonë por edhe grevat kurrë nuk janë të mira e të qëlluara. Nëse na zë situata e tillë atëherë do të kemi telashe dhe situatë të rënduar me të filluar të vitit të ri shkollor. Nëse çështja nuk zgjidhet tani dhe mbyllet ky vit shkollor, qeveria mos ta merr si relaks. Sepse e njëjta situatë do të na përcillet në vitin e ri shkollor dhe do të kemi prapë shtatorin, në vend të angazhimeve për fillim të mbarë do të kemi përplasje dhe do të kemi kërkesa nga anëtarësia për grevë. Pra qeveria duhet të ulët, tani e ka rastin, të bisedojmë në mënyrë që çështja e grevës të hiqet një herë nga rendi i ditës”, përfundoi Jasharaj.

Duhet shtuar se, qeveria është përballur edhe më herët më protesta nga ana e SBASHK-ut, përfshi këtu edhe Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). Ku, pak javë më parë, me saktë me 20 maj, BSPK dhe SBASHK, kanë protestuar para qeverisë duke i kërkuar kësaj që të përmbush kërkesat e sindikatave,

Në anën tjetër, kryeministri Kurti, nuk ka bërë ndonjë reagim që lë të kuptohet se po punohet në drejtim të përmbushjes së kërkesave të sindikalistëve.