Ish-princesha e Katarit, Kasia Gallanio, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Marbella të Spanjës.
Këtë e ka raportuar gazeta franceze, “La Parisien”.
Sipas kësaj gazete, policia ka hyrë në apartamentin e Gallanio-s të dielën, pasi vajzat e saj kishin raportuar që nuk kishin pasur kontakt me nënë e tyre për disa ditë.
Ende nuk dihet saktë s cili ishte shkaku i vdekjes, por në disa media të huaja raportohet se vdekja e Gallanio-s mund të kishte ndodhur nga përdorimi i drogës.