Deputeti i Bundestagut nga radhët e CDU-së, Knut Abraham, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, në Berlin.
Për takimin ka njoftuar vetë Abraham me anë të një postimi në ‘Twitter’, duke shtuar se në takim u diskutua, ndër të tjera, edhe për marrëdhëniet Kosovë-Gjermani.
“Pata mundësinë të diskutojë në detaje me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, lidhur me situatën në Ballkan, perspektivat konkrete Europiane dhe marrëdhëniet mes dy vendeve”, thuhet në postim.