Deklarimi i pasurisë pritet të bëhet në formë elektronike, në Komision deputetët japin detaje

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit është duke zhvilluar mbledhjen e rregullt.

Me këtë rast, deputeti Besnik Tahiri nga AAK-ja ka theksuar se në kuadër të Projektligji për deklarimin dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, do të ketë ndryshime pozitive.

“Deklarimi i pasurisë do të bëhet në formë elektronike, nuk do të ketë nevojë për fizikisht, asamblistët nuk do të kenë më nevojë, do të ketë kontroll të plotë periodikisht, nuk do të ketë më short, është larguar nga deklarimi, por të rregullt, nga presidenti e deri tek zyrtari i fundit., Do të rritet transparenca”, tha Tahiri.

Kurse deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar propozimet që kanë ardhur së fundi në kuadër të ndryshimit për ligjet.

Sipas tij, nuk është serioze në këtë formë të vijnë amendamentet.

Adnan Rrustemi nga VV-ja, tha parandalimi është më ideal se sa luftimi i korrupsionit.

“Duhet të angazhohemi të mos e lejomë të ndodh korrupsioni, padyshim se duhet ë luftohet kurse në rrugë e sipër të intervenojmë ta luftojmë e të mos e lejojmë të ndodh korrupsioni”, tha ai.

Teksa duke iu kundërpërgjigjur, deputeti Besnik Tahiri tha se korrupsionin e lufton policia dhe gjyqësia.

Në rend ditë të kësaj mbledhje janë shqyrtimi i raporteve të Komisioneve të përhershme për Projektligjin nr.08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Shqyrtimi i Raportit me amendamente për Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit, Shqyrtimi i Raportit me amendamente për Projektligjin për deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, shqyrtimi i raportit me amendamenti i Komisionit Funksional për Projektligjin për markat tregtare dhe shqyrtimi i Raportit vjetor i punës së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021.