Ambasada e Gjermanisë ka njoftuar qytetarët për hapjen e listës së regjistrimeve për termine të lira për viza pune në kuadër të muajit korrik.
Në njoftimin e ambasadës është bërë e ditur se aplikimi do të jetë i hapur nga nesër në ora 14:00, deri më 13 qershor.
“Ju lutem vini re që dhënia e termineve për viza sipas § 26 Neni 2 Rregullja e Ballkanit Perëndimor do të ndryshojë duke filluar nga 01.12.2021: Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedurës së tërheqjes së shortit.”thuhet në njoftimin e ambasadës.
Po ashtu u theksua se lista e regjistrimeve për termine në qershor është mbyllur. Lista e regjistrimeve për termine në korrik do të hapet nga 01.06.2022 në orën 14:00 deri më 13.06.2022 në orën 14:00.
Ndryshe vetëm në mars të vitit 2022, Ambasada e Gjermanisë thuhet të ketë pranuar 48 mijë e 44 kërkesa për terminet të cilat janë në dispozicion për aplikim për vizë pune.
“Për shkak të kërkesës tejet të madhe për termine për viza me qëllim fillimin e punësimit sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion dhe për të siguruar mundësi të barabarta gjatë aplikimit për një termin, që nga dhjetori i vitit 2021 këto termine në shtetet e Ballkanit Perëndimor jepen çdo muaj nëpërmjet një procedure të shortit. Për procedurën e shortit në mars 2022 ambasada i ka pranuar 48.044 kërkesa për terminet që janë në dispozicion për aplikim për vizë.”, ishte thënë në një përgjigje të ambasadës.