Forca e Sigurisë së Kosovës është duke rritur aftësitë e saja ushtarake në mbrojtje të vendi.
Këtë po e dëshmon në mënyra të ndryshme, sidomos në ushtrime ushtarake që po i zhvillon me partnerët e ndryshëm.
Së fundmi FSK ka realizuar – testuar aftësitë me gjuajtje me artileri fushore – mortaja, gjatë një stërvitje të përbashkët me Ushtrinë Shqiptare.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar një video nga këto ushtrime në faqen zyrtare të tij në Facebook.
Në videon e publikuar nga Mehaj, shihen ushtarë të FSK-së duke u trajnuar nga efektivët e Ushtrisë Shqiptare për gjendje dhe artileri fushore në qendrën stërvitore fushore të Forcave Tokësore të Republikës së Shqipërisë.
“Fuqisë tonë luftarake për mbrojtjen e vendit i bashkohet edhe zjarri i mortajave dhe istikameve të pamposhtura”, ka shkruar ministri Mehaj në Facebook.